Forca të shumta të Policisë Vlorë dhe FNSH-së po ushtrojnë kërkime të shumta në fshatrat e Vlorës, për autorët e atentatit ndaj dy të rinjve Sotiraq Mëhillit dhe Eno Matës në orën 1 pas mesnate.
Policia po kontrollon fshatin Bishan, ku është gjetur duke u djegur një “Benz”, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët. Sipas burimeve, autorët kanë qënë duke i pritur dy viktimat.
Sipas policisë personi i plagosur Eno Mataj që dyshohet të jetë edhe shenjestra e atentatit kishte pak më shumë se 6 muaj i kthyer nga Greqia ku edhe ishte i dyshuar e dënuar për grabitje.
Aleksandër Mata ose i njohur ndryshe si Eno Mata bashkë dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së avokatit grek, Mihalesi Zafeiropoulos.
Ndërsa në fshat njiheshin si persona te qete. Banorët e fshatit janë shprehur se djemtë kanë qënë të sjellshëm në fshat dhe joproblematikë, pavarësisht asaj që thuhet se njeri prej tyre, Eno Mata, çfarë ka bërë në Greqi.
22-vjecari që gjeti vdekjen ishte një person pa probleme dhe pa precedent sipas policisë.
I plagosuri Eno Mataj dhe viktima Raqi Mëhilli
g.kosovari