Të deleguar të presidentit venezuelas, Nicolas Maduro dhe të rivalit të tij Juan Guaido do të takohen për herë të parë kokë më kokë javën e ardhshme në Oslo, në kuadër të ndërmjetësimit norvegjez për t’i dhënë një zgjidhje krizës.
Në një komunikatë të Guadio thuhet se “përfaqësuesit e tij do merren veshë njësoj mirë si me qeverinë norvegjeze ashtu edhe me përfaqësuesit e regjimit të Maduro”.
Venezuela është duke u përballur me krizën më të rëndë politike dhe ekonomike në historinë e saj të fundit, qeveria e Nicolas Maduro dhe opozita e mbledhur pas Juan Guaido pranuan një ndërmjetësim të Norvegjisë.
Javën e fundit në Oslo, delegacionet ishin mbledhur në mënyrë të ndarë me pritësit e tyre norvegjezë por nuk kanë zhvilluar asnjë kontakt me njëra-tjetrën.
Ministri norvegjez i Punëve të Jashtme kishte njoftuar të shtunën në mëngjes së kapet e Guaidos dhe Maduros kishin vendosur të riktheheshin në Oslo javën e ardhshme, duke u angazhuar se Norvegjia do të vazhdojë të mbështesë gjetjen e një zgjidhjeje mes palëve negociuese.
Norvegjia, vendi që jep Çmimin Nobel të Paqes, ka një traditë të gjatë ndërmjetësimi në konfliktet ndërkombëtare.
Angazhimi më i fundit i Oslos është lehtësimi i dialogut mes qeverisë kolumbiane dhe guerilasve të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARK) që përfundoi me një marrëveshje historike në vitin 2016.
/a.rada