Pas deklaratave te forta te Presidentit te vendit, Ilir Meta, per reformen ne drejtesi dhe akuzat e shumta qe adresoi edhe per EURALIUS, reagon me nje analize Preç Zogaj.
Ne emisionin “Java” në RTSH, teksa u moren ne diskutim në rubrikën e pikanteve pohimet e presidentit Meta për reformën në drejtësi, analisti Preç Zogaj, u shpreh ne mbeshtetje te Metes teksa argumenton se “se ligji nuk është bërë dhe s’mund të paraqitet sikur është bërë për emra”.
Në komentin e tij, analisti i këtij emisioni, Preç Zogaj, tha se gjithkush ka patur, ka e mund të ketë një vlerësim për ketë reformë.
“Në vlerësimin tim, ajo siguron mekanizmin për ta çuar sundimin dhe veprimin e ligjit në tokën e pashkelur të sferave të larta. Këtu edhe premisa reale për ndeshkimin ligjor të korrupsionit dhe keqbërjes në këto sfera. Ndaj është historike. Jam dakord me presidentin se ligji nuk është bërë dhe s’mund të paraqitet sikur është bërë për emra. Kjo nuk është në kulturën e ligjvënies në SHBA dhe Europë. Ligji është bërë për dukurinë e pandëshkueshmërisë shumëvjeçare. Mbështes gjithashtu shqetësimin e tij kundër çdo vonese, tha Zogaj.
Zogaj tha se vonesa ka patur, por nuk ka vlerë të bëhet sot një tabelë e “kur” dhe “kush” ka vonuar.
“Sidoqoftë, vonesat nuk janë tre vjet”, theksoi Zogaj, duke shtuar se “Treshi është spekullim.
Argumenti i Zogajt
Draftit kushetetues është miratuar në verën e vitit 2016, në mbyllje të sesisonit parlamentar. Nga vjeshta e atij viti ka vijuar draftimi dhe mirattimi i ligjeve organike ku përfshihet edhe koha e shqyrtimit të ligjit të vetingut nga Gjykata Kushetetuese dhe Komisioni i Venecias në bazë të ankimit të bërë nga PD. Komisionet parlamentare ad hok prej ku do të startonte ngritja e organeve të vetingut u stopuan gjatë tremujorit të Çadrës dhe u zhbllokuan në fund të muajit maj të vitit 2017 vetëm pas marrëveshjes Rama-Basha me ndërmjetësimin amerikan.
Së dyti, ka patur raste të gjykimit me standarde të dyfishta, raste të djegies së barit të njomë më të thatin. Kolegji i Apelit dhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut janë dy shkallët e korrigjimit të padrejtësive. Ky sistem i jep mundësinë kujtdo të rivendosë të drejtën e shkelur. Komisoneri pubik dhe ONM nga ana tjetër kanë reklamuar disa raste të gjykimit të gabuar, sipas tyre. Të gjykimit selektiv apo me hatër, siç e themi në të folurën e përditshme.
Së treti, për Gjykatën Kushtetuese flitet rëndom sikur është suprimuar, ndërkohë që kolapsin e saj të përkohshëm e ka shkatuar zbatimi i vetingut. Ajo po plotësohet dhe pritet të jetë funksionale brenda këtij sesioni parlamentar. Janë tridhjetë e nëntë kandidatë në garë, mjaft prej të cilëve duhet t’i nënshtrohen vetungut. E njëjta gjë për SPAK-un. KPK ka vendosur të vetojë me përparësi kandidatët e pavetuar që kanë kandiduar për tu bërë pjesë e këtyre trupave.
Së katërti, procesi ndiqet nga afër dhe me skrupulozitet nga ONM, nga SHBA dhe BE. Në fakt janë ndërkombëtarët dhe kurajoja e juristëve shqiptarë që e kanë shtyrë përpara procesin. Pa to reforma do të kishte ngecur si kau në brinjë.
Reforma, për fat, tani është në pikën e pakthyeshme. Kërkon e do të kërkojë gjithnjë monitorim. Por për sa u takon vonesave dhe kalendarit, nuk ka më kohë për ta zënë në gabim, tha Zogaj.