Kryetari i Grupit Parlamentar për Partinë Socialiste, Taulant Balla dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi zhvilluan një takim elektoral në Bashkinë Prrenjas, ku prezantuan kandidatin socialist për Bashkinë e Prrenjasit, Nuri Belba.
Në fjalën e tij Balla tha se Partia Socialiste ka marrë besimin e shqiptarëve për të bërë shtet.
“Shteti fillon nga respektimi i Kushtetutës dhe i ligjeve nga të gjithë. Zgjedhjet me 30 Qershor janë detyrim Kushtetues. Askush nuk mund të dalë mbi Kushtetutën. Ligji jep ndërshkim shembullor për këdo që do të guxojë të cënojë zgjedhjet. Edi Rama do të marrë në vitin 2021 mandatin e tretë qeverisës“, deklaroi Balla.