Ambasada amerikane në Tiranë, u bën thirrje protestuesve të opozitës që të qëndrojnë larg akteve të dhunës, duke nënvizuar se ata që kryejnë akte të tilla duhet të vihen përpara përgjegjësisë.
Ambasada u kujton protestuesve se nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, është jodemokratike dhe e paligjshme.
Në deklaratën e saj, ambasada thekson se Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv.
Deklarata e plotë:
Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestën e sotme – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës.
Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë.
Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv.
g.kosovari