Kandidati socialist për Bashkinë e Kukësit ka publikuar në rrjetet sociale një video në të cilën paraqet nje mesazh të qartë në muajin e Ramazanit.
“Jeta është e çmuar, ndaj secili prej nesh të jetë më afër atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë” – shkruan Safet Gjici teksa poston videon e mëposhtme.
Statusi i plotë i Gjicit:
Jeta më ka takuar me njerëz të fortë, prej të cilëve kam mësuar shumë gjëra.
Njerëz që nuk MPOSHTEN, LUFTOJNË për gjithçka.
I tillë është edhe Erind Spahiu, 18-vjeçari nga Kukësi, i cili ndonëse i sëmurë prej vitesh, vijoi studimet e larta në fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe nuk u shkëput nga librat për asnjë çast.
I vënë përballë një sëmundje që në lindje, ngushtim kraharori, ai nuk e humbi shpresën, se një ditë do të operohej, ndonëse nga mjekët konsiderohet si ndërhyrje mjaft e vështirë.
Kjo sëmundje i sillte probleme në mushkëri dhe zemër, duke humbur ndjenjat shpesh’herë, problem që zgjidhej vetëm përmes ndërhyrjes kirurgjikale, pa të cilën ai nuk mund të jetonte më.
Operacioni kushtonte shumë shtrejtë, por falë dy miqve të mi, #AstritDobrusha dhe #SandërGavoci dhe une personalisht, bëmë të mundur kryerjen e operacionit, shumë të vështirë.
Është kënaqësi kur ke mundësi që të ndihmosh njerëz, sidomos në këtë muaj të Madhërishëm të Ramazanit.
I uroj shërim të shpejtë #Erindit, ndërsa dua të ftoj këdo që ka mundësi, që të ndihmojë njerëz që vërtetë kanë nevojë.
Jeta është e çmuar, ndaj secili prej nesh të jetë më afër atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë!
(a.rada)