Kreu i opozitares greke Neo Demokracia, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë në një fjalim para zgjedhjeve lokale të 2019-ës në Selanik të Greqisë, se do të këmbëngulë te e drejta për t’i vënë veton kërkesës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të hyrë në BE.
Ndryshe nga kryeministri Tsipras, Mitsotakis është i ashpër me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, dhe mund të kthehet në një problem për këto dy vende.
Pas Francës, që nuk do zgjerimin e BE-së, Mitsotakis përbën një tjetër problem për Shqipërinë e Maqedoninë Veriore, nëse arrin të fitojë zgjedhjet në Greqi.
/a.rada