Deputetë të Kuvendit i janë bashkuar sot fushatës së dhurimit vullnetar të gjakut duke dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Pas thirrjes së ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në Kuvend, deputetët kanë ndaluar pranë vendit të posaçëm ku stafi i Qendrës së Transfuzionit dhe Dhurimit të Gjakut ka kryer procedurën.
Ky akt vullnetar jo vetëm u vjen në ndihmë fëmijëve talasemikë, por krijon ndërgjegjësim për të krijuar zinxhirin e dhuruesve vullnetarë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur fushatën për dhurimin e gjakut dhe këtu ndodhet stafi i Qendrës së Transfuzionit dhe Dhurimit të Gjakut.
/a.rada