Ditë pas dite Aurah Ruiz ka kaluar kohë të vështira për shkak të sëmundjes që ka djali i saj, me ish-partnerin Jese Rodriguez, që kanë qenë të martuar kur futbollisti ishte tek Real Madridi.
Modelja rrëfen gjithmonë në media vështirësitë e saj që ka në luftën me sëmundjen e djalit, si dhe braktisjen që i ka bërë babai Jese. Madje ajo ka pranuar se shpeshherë ka menduar vetëvrasjen për shkak të depresionit dhe gjendjes së rënduar emocionale.
Gjithsesi ish-banorja e “Big Brother” në Spanjë, vijon karrierën e saj si modele dhe në llogarinë e saj në Instagram ka vetëm gjëra të bukura për t’u shijuar, si këto foto të hedhura së fundi.