Presidenti i vendit, Ilir Meta ka përgëzuar shqiptaren Eda Gemi, e cila ka vendosur të kandidojë për postin e deputetes në Parlamentin Europian.
Me një status në “Twitter”, kreu i shtetit shprehet se ky moment shton edhe më shumë krenarinë tonë kombëtare, ndërsa nënvizon se ky rast është shembull i shkëlqyer i integrimit të shqiptarëve në Greqi.
“Shumë i lumtur kur mësova për kandidimin e #EdaGemi si deputete në #ParlamentinEuropian. Ky moment e shton #krenarinë tonë #kombëtare & është një tregues i #shkëlqyer i #integrimit të plotë, #suksesit, #punës & #përkushtimit të pashoqë të #shqiptarëve në #Greqi & në vendet e #EU.”-shkruan Meta.
/a.rada