Kuvendi ka miratuar sot projektligjin për trajtimin financiar të naftëtarëve dhe minatorëve.
Ky projektligj u miratua sot me 77 vota pro, 12 vota kundër dhe 9 vota abstenim.
Partia Socialiste kishte propozuar projekt-ligjin për trajtim finaciar të këtyre profesioneve, të cilat konsiderohen të vështira.
Më herët gjatë ditës së sotme, ministrja Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, tha se ky projektligj u jep një trajtim suplementar shtesë tre kategorive të profesioneve më të vështira, minatorëve nën tokë, punonjësit e industrisë së naftës dhe gazit dhe metalurgjisë.
Sipas ministres, konkretisht do të përfitojnë nga ky projekt ligj:
13300 minatorë
7600 naftëtarë
2500 metalurgë
Ky projektligj nuk u prit mirë nga gategoria përkatëse, pasi kërkojnë që t’ju jepet statusi.
g.kosovari