Si rezultat i operacionit të koduar “Silenciatori” u arrestua B. B., 23 vjeç, banues në Vlorë.
Policia sekuestroi dy armë zjarri me silenciator dhe 240 doza kokainë janë sekuestruar.
I riu u kap në flagrancë në një rrugicë në lagjen “Pavarësia”, me një sasi dozash kokaine, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti sekuestroi dy armë zjarri pistoleta me silenciator dhe një sasi tjetër me doza kokaine, gjithsej 240, si dhe një peshore elektronike.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Gjithashtu në Fier në sekuestruan heroinë dhe kokainë, ndërsa u arrestuan anëtarët e një familje./ i.h