Një i burgosur në Kosovë, ndërron jetë në spital.
Mësohet se i burgosuri ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme rreth orës 15:40, në Spitalin Rajonal të Pejës.
Bëhet fjalë për një 54-vjeçar me inicialet Gj. P., i cili nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku edhe ka ndërruar jetë, pavarësisht ndihmës mjekësore.
54-vjeçari vuante dënimin në burgun e Dubravës dhe për një periudhe të gjatë kohore ishte duke u trajtuar me terapi, pasi vuante nga sëmundja e kancerit.
Mediat vendase shkruajnë se Gj. P., akuzohej për vrasje.