Dy prindër të rinj harruan fëmijën e porsalindur në taksinë me të cilën shkuan në shtëpi, pasi dolën nga spitali.
Ky episod ndodhi në Hamburg të Gjermanisë, ku pasi kishin dalë nga makina ata vunë re se kishin harruar të voglin e tyre.
Burri u përpoq të ndalonte makinën, por më kot.
Ndërkohë, as shoferi nuk e kishte vënë re praninë e bebes që po flinte, ndërsa ishte një pasagjer që e informoi më pas kur e mori në rrugën e radhës.
Shoferi telefonoi policinë dhe pas një kërkimi të vogël, i porsalinduri u bashkua me familjen.
/a.r