Juventus është në kërkim të një trajneri të ri për të zëvendësuar Massimiliano Allegri-n, i cili do të largohet në fundin e këtij sezoni pas pesë vitesh të kaluar në drejtim të bardhezinjve, duke dominuar në Itali dhe duke luajtur dy finale në Champions League.
Kërkimet e Agnelli-t dhe Nedved duket se janë përqendruar te një emër në veçanti: Joseph (Pep) Guardiola, i cili është përmendur shpesh në orët e fundit si kandidati favorit për t’u bërë trajneri i ri i Juventus-it.
Në Itali, por jo vetëm, kërkohen konfirmime për atë që mund të jetë një operacion historik, trashëgimtar i denjë i atij të zhvilluar një verë më parë nga kampionët e Italisë, të cilët arritën të siguronin CR7 nga Real Madrid.
Për këtë arsye, çdo detaj mund të përforcojë këto zëra, edhe një mesazh ironik ose i rastësishëm në rrjetet sociale. Si ai i publikuar pak më parë nga Miralem Pjanic në Instagram, ku ylli i Juventus-it shfaqet në një restorant buzë detit.
Në një moment të caktuar, mesfushori boshnjak lëviz celularin në të djathtën e tij dhe filmon një emër të shkruar në molin aty afër: “Joseph”, lexohet. Pikërisht emri i atij që, sipas pjesës më të madhe, do të jetë trajneri i ardhshëm i Juventus-it, Joseph (Pep) Guardiola.
Kanë qenë të shumtë ata, tifozë dhe jo, që kanë menduar se ka qenë një e dhënë nga ana e futbollistit boshnjak për t’i lënë tifozët të kuptojnë se Guardiola do të marrë drejtimin e skuadrës. Në fakt, qindra njerëz kanë ndarë story-n e tij në pak momente.
Instagram Story e Miralem Pjanic: