Pas rrëfimeve të ish-presidentit Bamir Topi në librin e tij, ka reaguar edhe Edvin Kulluri. Ky i fundit ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, kur ky institucion drejtohej nga Arben Imami.
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Kulluri tregon të vërtetën sipas tij për helikopterët që u kërkuan nga Zajmina Vasjarit, si dhe i përgjigjet akuzave se ata do të uleshin në oborrin e presidentit Topi.
“Ish-Presidenti Topi ne librin e tij Nocturn, paska perseritur pretendimin alucinant se ne cilesine e Sekretarit te Pergjithshem, ne vitin 2012 paskam urdheruar ngritjen e helikoptereve te Forcave te Armatosura! Kete here jo per xhirimin e nje klipi te kengetares Zajmina Vasjari, por me qellimin per tu ulur ne oborrin e shtepise se tij ne forme presioni ndaj tij dhe familjes se tij!
I nderuar ish President, si ish Komandant i FA duhet te kishit kuptuar se kerkesa e kengetares ne fjale i eshte percjelle per shqyrtim Komandantit te Forces Ajrore ne baze te kompetencave te tij!
Ajo eshte nje kerkese e percjelle drejte KFA dhe nuk eshte”Urdher”, pasi jo vetem qe nuk ekzististon asnje “urdher”, por Sekretari i Pergjithshem i MM nuk urdheron dot njesite e FA per ceshtje ushtarake, por i kerkon plotesimin e detyrave ne fushen civile si buxhet, prokurime dhe detyra qe ia ngarkon legjislacioni shqiptar!
Si politikan apo ish politikan te keshilloj te mos genjesh per tu bere “hero” me pahir pasi kjo sjellje nuk te con askund! Mundohu te ruash dinjitetin qe i takon nje ish Presidenti!” – shkruan Edvin Kulluri në Facebook.