Rreth katër vite më parë vetëm 30 për qind e rrugëve të Tiranës ishin të ndriçuara. Ndërsa sot, jo vetëm që mbi 85 për qind e rrugëve të kryeqytetit janë të ndriçuara, por një pjesë e mirë e tyre janë pajisur me teknologjinë LED të ndriçimit, ekonomik dhe mbi të gjitha miqësor me natyrën.
Një tjetër investim nga bashkia e Tiranës, është rruga e “Barrikadave” ku jo vetëm u bë riparimi i shtyllave ekzistuese, por edhe u vendos ndriçimi LED. Siç shihet edhe nga fotot e gjithë zona ka ndryshuar pamje falë këtij ndriçimi.
Dritat LED, përveçse do të kursejnë energji elektrike deri në 65 për qind dhe do të rinovojnë sistemin ekzistues, kjo teknologji ka kosto të lirë në mirëmbajtje dhe rrit cilësinë e ndriçimit. Teknologjia LED garanton qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e llambave, disa herë më tepër krahasuar me jetëgjatësinë e llambave aktuale./ i.h