Një grup studentësh militante te PD është grumbulluar para Ministrisë së Arsimit, ne proteste.
Por protesta e tyre ishte ndryshe nga ajo e studenteve te para ca muajve, pasi sot njelloj si PD-LSI, militantet hodhën tymuese dhe gurë ndaj godinës së Ministrisë së Arsimit, duke thyer edhe xhamat e institucionit.
Në këtë moment ka ndërhyrë edhe Lory.E.Amy, profesoreshë e Studimeve Kulturore në Universitetin Georgia Southern në SHBA.
Ajo u ka kërkuar studentëve t’u japin fund protestës së dhunshme, pasi kjo nuk është forma e duhur për të protestuar për arsimin.
“Si mund të jeni kaq budallenj. Kjo është një godinë për arsimim. Nuk është kjo mënyra se si protestohet për edukim, kjo nuk eshte proteste per arsimit, kjo eshte nje brroçkull, studentet nuk djegin libra”, dëgjohet ajo t’u thotë në anglisht studentëve.