Një 40-vjeçar në Lezhë është vetëdjegur me benzin ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ishull-Lezhë, ndërsa viktima është identifikuar si Nikolin Gjolaj.
Në momnetin që ai ka kryer aktin ekstrem ndaj vetes ka qënë i vetëm në banesën ku jetonte. Kanë qënë fqinjët ata që e kanë parë dhe kanë tentuar ti shpëtojnë por nuk kanë mundur.
Viktima dyshohet të ketë patur probleme skizofrenie ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ i.h