Pas një operacioni prej gjashtë muajsh, policia britanike arriti të shkatërronte një bandë të trafikimit të drogës, ndërsa në pranga ranë 11 persona.
Mes të arrestuarve janë edhe 2 shqiptarë, Granit Nanushi dhe Orsid Cela.
Nanushi, sipas mediave vendase, jetonte në Londër dhe ishte përgjegjës për udhëtime të shumta në Gloucester. Ai kishte përdorur një telefon celular të koduar dhe kishte krijuar një vend të fshehtë në automjet, për të bërë të mundur transportimin e drogës.
Pas arrestimit policia i kapi në makinë 60 g kokainë dhe 4,500 euro para, ndërsa gjykata e ka lënë tre vite në burg.
Ndërkohë, Cela, i cilësuar si “ndërlidhësi shqiptar”, vepronte në qendër të Londës, i cili u arrestua më 11 nëntor, pasi u kap në flagrancë duke i dhënë 2 kg njërit prej anëtarëve të bandës.
Edhe Cela është dënuar me tre vite, ndërsa ka rezultuar se nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penalë./ i/.h