‘Dua të pushoj në Shqipëri’ në emisionin “Dritare me Rudinën” sjell në vëmendje turizmin në vendin tonë.
I ftuar në emision, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi teksa komentoi turizmin në vend tha se zgjedhjet e 30 Qershorit mund të ndikojnë në sezonin turistik.
“Vitin e kaluar ishin më entuziastë për turizmin. Zgjedhjet ndikojnë në sezonin turistik. Turistët kanë filluar të vijnë që nga 1 prilli. Në këtë periudhë, turistët nuk vijnë për plazhin po vijnë për gjithë Shqipërinë.
Gjiri i Durrësit nuk është vetëm për shqiptarët por edhe ekspertët e turizmit. Janë rreth 6 km plazh e rërë i pandarë dhe vështirë të gjesh plazh si ky dhe ka shumë probleme brenda.”-tha ai.