Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u tregua e ashër ndaj të gjithë atyre punonjësve të Drejtorisë së Shërbimit të Provës, të cilët nuk ndjekin proceset gjyqësore ose depozitojnë raporte sipërfaqësore për të dënuarit me dënime alternative.
Ministrja i kërkoi drejtuesit të këtij institucioni, që të marrë masat e menjëhershme dhe të evidentojë punonjësit problematikë.
Në një analizë punë me stafin e Drejtorisë së Shërbimit të Provës, ministrja e Drejtësisë vuri fokusin tek rritja e performancës së punonjësve të Shërbimit të Provës, marrja e masave për mbikëqyrjen elektronike, ndjekja me profesionalizëm dhe pa mungesa të proceseve gjyqësore, zbatimi i masave të reja për të miturit në përputhje me Kodin e Drejtësisë për të Miturit dhe aktet nënligjore për zbatim.
g.kosovari