“Sot jemi të përgatitur edhe politikisht edhe institucionalisht. Besojmë fort se meritojmë vendim të bazuar në merita dhe besojmë se BE-ja do të japë datë për negociata”, theksoi kryeministri Zoran Zaev në forumin ekonomik në Vienë. Ai gjithashtu theksoi se pret që shteti të marrë datë për fillimin e negociatave, sepse ka treguar që përmes dialogut dhe bashkëpunimit zgjidhen problemet shumëvjeçare. Sipas tij, 2019-ta do të jetë vit i ekonomisë, si vazhdimësi e përparimit ekonomik nga viti i kaluar. Zaev shtoi se vendi edhe më tutje do të jetë i sigurë dhe stabil, vend i cili kujdeset dhe investitorëve u ofron kushte të përshtatshme për zhvillimin e bizneseve të tyre.
Zoran Zaev – kryeministër i RMV-së : Vendi ynë ka një impakt pozitiv edhe në të gjithë rajonin. Tani Maqedonia e Veriut është vendi I vetëm në rajon që nuk ka çështje të hapura me asnjë prej fqinjëve. Kur ekziston marrëveshje, do të pasojnë edhe rezultatet ekonomie.’
Eurokomisari Johanes Hahn deklaroi se stabiliteti politik i Maqedonisë së Veriut është më i miri në rajon, dhe fakt për këtë janë zgjedhjet presidenciale të organizuara me sukses. Hahn e theksoi edhe pritshmërinë e tij që vendi të marrë datë për fillim të negociatave më Bashkimin Evropian dhe deri në fund të vitit të hapen kapitujt e parë. Han i motivoi kompanitë nga Austria të investojnë në vendin tonë, sepse siç deklaroi kjo do të thotë përfitim më të madh për shtetin dhe hapje e vendeve të reja të punës.
/a.rada