Një kullë 21-katëshe u shemb brenda pak sekondash të dielën në Bethlehem të Pensilvanisë, në SHBA. Një turmë njerëzish ndërkohë u mbledh për të parë nga afër shembjen me eksploziv të Kullës Martin, më e larta në zonë.
Kulla, e cila shërbeu si selia qendrore e kompanisë Bethlehem Steel, është ndërtuar 47 vite më parë, por ishte boshatisur kur kompania e dytë më e madhe e çelikut në SHBA falimentoi shumë vite më parë.
Shpërthimi, i cili rrafshoi kullën gjigante për vetëm 16 sekonda, krijoi një shtëllungë të madhe tymi që zgjati shumë minuta.
Pronarët aktualë shpenzuan vite të tëra në përpjekje për ta rizhvilluar kullën 101 metra të lartë, por në fund arritën në përfundimin se u binte më për shtat ta shembnin dhe të nisnin diçka të re. Aty planifikohet të ngrihet një kompleks 200 milionë dollarësh me zyra shëndetësie, dyqane, restorante, një hotel dhe 528 apartamente.
Celiku i Bethlehem Steel është përdorur në armatimet dhe anijet amerikane gjatë Luftës II Botërore. Metali i kësaj kompanie është përdorur po ashtu edhe në Empire State Building, urën Golden Gate, etj. Kulla Martin ka shërbyer si seli qendrore e kompanisë nga viti 1972 deri në vitin 2001 kur edhe falimentoi.
g.kosovari