Astiri është një nga simbolet e urbanizimit të zonave informale në këto katër vite duke pësuar një transformim total në infrastrukturë. Nga një zonë e harruar deri pak vite më parë, tashmë në këtë zonë janë përqendruar një numër i madh investimesh si në rrugë të reja, ashtu dhe për zgjidhjen për herë të parë të furnizimit me ujë të pijshëm.
Bashkia e Tiranës ka nisur sëfundmi punën për asfaltimin e rrugës “Loni Ligori” dhe rrugëve të tjera në Astir, pas shtrimit të rrjetit të ri të ujësjellësit, ndërsa pjesa tjetër e ekipit vijon punën për investimin më të madh Bovillë-Yzberisht.
Me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj ka siguruar qytetarët se çdo vit do të ndërhyhet për rehabilitimin e 50 blloqeve banimi, ndërkohë që puna do të vijojë paralelisht edhe me projektet madhore të përmirësimit të infrastrukturës së qytetit.