Kylian Mbappe tremb PSG dhe trazon merkaton e transferimeve me deklaratën e tij të fundit publike. Ylli francez me sa duket nuk ndihet i plotësuar në Lige 1, pas 4 sezonesh po mendon largimin, nuk është aspak një thashethem merkatoje por fjalë të thëna nga vetë talenti më i mirë në botë:
“Ky është sezoni im i 4-ët në Ligë 1. Mendoj se ka ardhur momenti të marr më shumë përgjegjësi. Shpresoj që këtë ta bëj te PSG, do më bëhej qejfi, ose në ndonjë klub tjetër për një projekt të ri. Këto fjalë të thëna nga Mbappe kanë kapur të pa përgatitur tifozët e PSG ndërsa ka bërë që gjysma e tifozëve në Europë të ëndërrojnë. Mbappe lëshoi këtë bombe medatike gjatë momentit kur u vlerësua me çmimin si lojtari i ri më i mirë në kampionatin francez:
Mendoj se ka ardhur momenti ta them këtë, unë jam nga ato njerëz që kur e them diçka e them sepse ashtu e ndjej. Nëse do kem më shumë përgjegjësi te PSG do qëndroj nëse jo do të nis diku tjetër një projekt të ri.”, tha Mbappe.