Ajo është cilësuar si një ndër femrat më të bukura të kinematografisë dhe të rejat më të fundit që kanë nisur të qarkullojnë i takojnë jetës personale. Scarlett Johansson së shpejti thuhet se do të martohet me të dashurin e saj Colin Jost.
Çifti tashmë ka zyrtarizuar në fejesë lidhjen e tyre 2-vjeçare sipas burimeve të Ëashington Post, konfirmuar kjo edhe nga zëdhënësi i aktores. Aktorja 34-vjeçare dhe skenaristi 36-vjeçar janë ende duke menduar për datën e ceremonisë, pasi Jost i ka bërë bjondes me sytë e shkruar propozimin e martesës.
Kjo do të jetë martesa ‘e treta e vërteta’ për Johansson, e cila më herët ka qenë e martuar me aktorin Ryan Reynolds dhe gazetarin Romain Dauric. Me këtë të fundit, 34-vjeçarja ka edhe një vajzës 5-vjeçare të quajtur Rose. Sa i përket skenaristit, martesa me aktoren do të jetë e para për të. Çifti ka nisur lidhjen që prej korrikut të 2017-ës dhe gjatë kësaj kohe është kujdesur ta mbajë romancën larg vëmendjes së medias dhe syve kuriozë të publikut.