Mbrëmjen e kaluar u mbajt nata finale e Eurovizion në Tel Aviv të Israelit.
Vëmendjes së teleshikuesve nuk mundi të mos i shpëtonte veshja e prezantueseve, veçanërisht e modeles seksi Bar Rafaeli, e cila u përball me një moment të sikletshëm.
33-vjeçarja u ngjit në skenë për të performuar me fituesen e vitit të kaluar të Eurovizionit, por teksa po zbriste nga krevati ku ishin mbështetur, padashur tregoi më shumë se ç’duhej.
Fustani i argjendë u ngrit duke ekspozuar të brendshmet e modeles, e cila ka qenë ish e dashura e Leonardo Di Caprio.
Sakaq, fitues për këtë vit i ‘Eurosong’ u shpall Holanda që përfaqësohej nga këngëtari Duncan Laurence me këngën e titulluar “Arcade’.