Një shpërthim i fuqishëm ka lëndua të paktën 16 persona në Egjipt.
Ngjarja ka ndodhur pranë muzeut të madh, në piramidat e Gizës në Egjipt.
Sipas raportimeve të medieve të huaja, objekt i shpërthimit ishte një autobus me turistë.
Të dhënat e autoritetetve bëjnë me dije se në mesin e të lënduarve shumica janë turistë të huaj.
Ky është incidenti i dytë që prek turizmin në Egjipt në 6 muaj, pasi në dhjetor tre turistë vietnamezë dhe një udhërrëfyes lokal u vranë pas shpërthimit të një bombe.
Muzeu i Madh egjiptian është ende në ndërtim e sipër dhe pritet të hapet plotësisht për publikun në vitin 2020.
/a.rada