Çdo sipërmarrës apo individ ka mundësinë të realizojë online pagesat e 13 detyrimeve tatimore, përmes platformës e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se “lista e shërbimeve tona online është pasuruar tashmë edhe me Çertifikatën e Rezidenzës Tatimore”.
“38,030 vërtetime janë dhënë nga Administrata Tatimore përmes portalit e-Albania, vetëm në 3-mujorin e parë të vitit 2019, për individët dhe subjektet e interesuara”, thuhet në njoftim.
Tatimpaguesit e realizojnë këtë duke u loguar në portalin e-Albania me kredencialet e tyre.
Ndërsa inkurajon tatimpaguesit për marrjen e shërbimeve të saj përmes portalit e-Albania, Administrata Tatimore risjell në vëmendje mundësinë e pagesës online, të plotë ose të pjesshme për këto taksa dhe tarifa: Tatimi mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël, Tatim i Lojërave të Fatit; Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi;Tatim i Mbajtur në Burim, Tatim mbi Vlerën e Shtuar, Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin, Tatim Fitimi, Tatim mbi të Ardhurat Personale, Taksat Kombëtare, Tarifat Kombëtare, Renta minerare, Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore si dhe detyrime globale/Penalitetet
Ofrimi i shumë shërbimeve në rrugë elektronike ka reduktuar ndjeshëm kontaktet e drejtëpërdrejta me administratën, radhët e gjata dhe kohën e pritjes, duke përmirësuar kështu cilësinë e shërbimit tonë ndaj tatimpaguesve.
/a.rada