Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Interpol, ka bërë të mundur kapjen dhe ekstradimin në itali të Ermir Gjeloshit.
Sipas Policisë, 28 vjeçari nga Shkodra, ishte dënuar me 10 vite burg për vjedhje në Itali.
“Në bashkëpunim me Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: E.Gj., 28 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Pistoia / Itali, më datë 29.01.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Maksimumi i dënimit 10 vjet”, thekson Policia.
Ndërkohë që sot është arrestuar dhe Fatlum Halili, banues në Dragoç të Shkodrës, i cili është vënë në pranga për kultivim të lëndëve narkotike në banesën e tij.
Policia bën me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, si dhe në oborrin e banesës së tij ju gjetën të kultivuar disa fidanë Cannabis Sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga nenet 278 e 284 të Kodit Penal”, bëjë të ditur forcat e rendit.
g.kosovari