Ministria e Jashtme greke ka reaguar lidhur me ndalimin e kandidimit për zgjedhjet e 20 qershorit të Fredi Belerit.
Beleri është gjetur në shkelje të ligjit të dekriminalizimit, për shkak se rezulton i dënuar nga Gjykata e Athinës në vitin 1999 për armëmbajtje pa leje, por edhe nga Gjykata e Vlorës në vitin 2006 për thirrje urrejtjeje nacionaliste.
Këto janë arsyet që KQZ i ka refuzuar kandidimin por ka reaguar ashpër Athina zyrtare. Ministria e Jashtme greke thotë se me shqetësim po ndjekim vendimin e KQZ-së që nuk pranoi kandidaturën e Kryetarit të Omonias për Himarën.
“Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri për të mos lejuar kandidimit e zotit Beleri është tepër shqetësues. Me sa jemi në dijeni deri më tani ky vendim nuk ka bazë ligjore. Jemi duke ndjekur zhvillimet dhe jemi të gatshëm të ndihmojnë përfaqësuesit e minoritetit”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtmë greke.
Vetë Beleri ndodhet në Athinë me Vangjel Dulen, për të lobuar kundër Shqipërisë.
Ata janë takuar edhe me kreun e Partisë Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis në Athinë.
Takimi vjen menjëherë pasi përfaqësues të pakicës greke u takuan me kryeministrin grek Alexis Tsipras në Janinë.
g.kosovari