Pjesa më e madhe e njerëzve e nisin ditëm ne një filxhan kafe. Dhe ky nuk do të jetë i vetmi, pasi gjatë ditës mund të konsumoni deri në 3 apo dhe më shume. Një studim i fundit i kthen përgjigje pyetjes: ‘Sa kafe duhet të pimë në ditë’.
Studimet e reja nga Universiteti i Australisë kanë gjetur se ata që pinë gjashtë ose më shumë kafe në ditë mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës deri në 22 për qind. Studimi shihte konsumin afatgjatë të kafesë dhe sëmundjen kardiovaskulare dhe gjeti se kafeina e tepruar mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut, gjë që mund të çojë në sëmundje të zemrës.
Shumica e njerëzve kanë treguar se kur pijnë shumë kafe bëhen më nervozë, acarohen dhe hera herës kanë të përziera- kjo sepse kafeina ndihmon trupin të punojë më fort dhe më shpejt. Gjithashtu, ky është një sinjal që tregon se keni arritur limitin e numrit të kafeve.
Pra është e këshillueshme të mos i kaloni limitet.