Moderatorja Sonila Meço është konfliktuar me kryetarin e partisë Zgjidhja Koço Kokëdhima.
Ky i fundit e ka akuzuar se paguhet nën dorë dhe se ka marrë peng studiot.
Ndërkohë, Meço i ka thënë se duhet ta kishte nxjerrë jashtë.
Koço Kokëdhima: Jemi përballë këtyre dinosaurve që kanë marrë peng, studiot, emisionet, i kanë paguar me lekë nën dorë të gjithë.
Sonila Meço: Asnjë pyetje nuk paragjykohet, unë nuk jam këtu për të bërë fushatën e askujt.
Ju lutem respektoni studiot televiziove, keni ardhur në këtë studio, keni bërë akuzë shumë të rëndë më thatë jeni të blerë, unë duhej t’ju kisha nxjerrë nga studio, sepse keni bërë akuzë jashtëzakonisht të rëndë. Unë kam të drejtë si gazetare të dyshoj, ju jeni politikan duhet të mësoheni me llogaridhënien.
Kokëdhima: Unë jap llogari vetëm për gjërat që bëj unë!
/a.r