Deputeti i ri i Parlamentit nga radhët e Partisë Demokratike Kujtim Gjuzi ka zbuluar bisedën e tij të hershme me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, dhe presidentin Ilir Meta, gjatë kohës kur ai menaxhonte një biznes.
I ftuar në emisionin “Opinion” mbrëmjen e djeshme, Gjuzi është shprehur se i ka përzënë nga një biznes Metën dhe Kryemadhin, pasi po hanin byrek aty, ndërkohë që nuk lejohej.
“Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë ngrënë byrek tek “Kapricoza”.
Në atë kohë unë i ka kam thënë që ju jeni duke ngrënë dhe e drejta zakonore nuk do me u përzënë, por herë tjetër nuk mund të hani më byrek këtu.”, deklaroi Gjuzi.
Ai tregoi edhe për karrierën politike si dhe njohjen e parë me Ramën.
“Jam ekspert në fushën e ekonomisë, dhe ato që i thash guvernatorit në seancë tha Gjuzi ka të drejtë”, theksoi deputeti i ri.
Sipas tij profesioni i parë ka qenë rrobaqepës dhe tregoi se “Rama i ka qepur tek mua pantallonat e para, pastaj mësoi vetë” – tha më pas Gjuzi.
/a.r