Ambasadori i Austrisë Johann Sattler mendon se opozita duhet që të shmangë dhunë në protesta, pasi asgjë e mirë nuk vjen nga kjo.
“Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë. E dënojmë dhunën, është koha të mendojmë për dialog politik dhe të funksionojë dialogu. Deklarata e peshkopëve katolikë duhet të inkurajojnë politikanët ta shikojnë këtë deklaratë.”-tha ai.
Ambasadori austriak u ndal edhe dhunat gjatë protestave, ndërsa u shpreh se me bindje se urrejtja sjell vetëm urrejtje.
“Të ndalojnë retorikën e dhunës dhe të urrejtjes sepse urrejtja sjell vetëm urrejtje. Retorika duhet të ndryshoje. Përfaqesuesit ndërkombetarë janë në vend për të ndihmuar por përgjegjësia bie mbi vet drejtuesit e vendit.”- u shpreh ai./i.h