Anarkistët e grupit “Ruvikona” sulmuan me bojëra dhe tymuese rezidencën e ambasadorit amerikan në Athinë, sot rreth orës 04:00.
Sulmi përfshihet në një sërë protestash të anarkistëve për të lejuar terroristin e “17 Nëntorit” Dhimitris Kufondindas të dalë me leje nga burgu ku kryen dënimin për një sërë aktesh terroriste, mes tyre dhe atentate e vrasje.
Ambasadori Jeffrey Pyatt e ka konsideruar sulm vandalësh, që duhen dënuar sipas ligjit, pasi dëmtimi i pasurisë nuk konsiderohet kurrsesi protestë paqësore.
“Mirëmëngjes. Mëngjesi të zgjon me një tjetër vandalizëm fëminor jashtë shtëpisë sime. Unë do të vazhdoj të punoj me autoritetet greke për t’i ndëshkuar ata që janë përgjegjës ashtu siç parashihet me ligj. Shkatërrimi i pronës nuk është një protestë paqësore”, shkroi ambasadori amerikan Jeffrey Paith me Twitter.
g.kosovari