Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar se mbajtja e protestuesve në burg është një vendim i padrejtë. Lëvizja Socialiste për Integrim, ka reaguar në lidhje me protestuesit e arrestuar për të cilët ditën e sotme u dha edhe masa e sigurisë. Konkretisht për 50 protstuesit e arrestuarit Gjykata e Tiranës vendosi sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 20 prej tyre, ‘arrest shtëpie’ për 11 prej tyre dhe për 19 të tjerë është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje.
LSI për këto masa sigurie ka deklaruar se është një vendim i padrejtë dhe kjo vërteton dhunën e komanduar nga Rama.
Njoftim i plotë i LSI:
Lëvizja Socialiste për Integrim, duke u solidarizuar me qytetarët protestues të mbajtur padrejtësisht në burg, me anë të një njoftimi për shtyp deklaron se:
Mbajtja në burg e protestuesve të opozitës, është një akt tjetër më shumë që dëshmon dhunën shtetërore të komanduar nga Edi Rama, i cili i trembur nga frika e revoltës popullore, po përdor edhe drejtësinë njësoj siç bën me policinë, me shpresë se do të mund të ndalë uraganin e protestës qytetare!
Nga ana tjetër, është dëshmia e rradhës e vendimeve të një drejtësie politike, që e vënë e gjitha nën thundrën e një pushteti të ngritur mbi krimin elektoral dhe që mbahet ende prej krimit të organizuar, po i shërben Edi Ramës me shpresë se ky do të mund ta shpëtojë vetingut!
Mirëpo, ashtu sikundër as bombat me gazlotsjellës e paralizues, ashtu sikundër as dhuna e shkopinjëve të gomës se policëve shërbëtorë të krimit e jo të ligjit, edhe vendimet politike të gjykatësve shërbëtorë të krimit e korrupsionit, nuk e trembin dhe as e ndalin dot shpirtin e revoltës dhe vendosmërinë e protestës qytetare, e cila do të permbushë misionin e vet me largimin nga pushteti të Kryeministrit peng të krimit, që për interesat e pushtetit të vet, po mban peng të ardhmen europiane të Shqipërisë!