Policia e Tiranës ka marrë në ruajtje ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borchardt, ndërkohë që parullat intimiduese në brendësi të pallatit të tij janë fshirë.
Një grup të rinjsh të PD dhe LSI, protestuan para pallatit ku banon ambasadori i OSBE-së në Shqipëri në 11 maj.
Në hyrjen e pallatit, ishte shkruar edhe parrulla, “Borchard turp të kesh”. Veprimi I tyre mori edhe mbështetjen e kryetarit të PD.
Ky akt u cilësua si sulm dhe intimidim nga ambasadoret e SHBA, Britanisë së Madhe, Gjermania dhe Italia.
Aktualisht, muri është lyer dhe parulla nuk është më, ndërkohë banorët e pallatit, vijojnë jetën normalisht.
Pasi ndodhi ngjarja, Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje ambasadorin e OSBE, Borchard./ i.h