Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth ka rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanisë per integrimin e vendit tone ne BE, duke theksuar se “Shqiperia ka avancuar shume ne rruget e inetgrimit dhe meriton hapjen e negociatave”.
Deklarata eshte bere gjate takimit qe Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi me te ne kuader te vizitës zyrtare në Berlin.
Gjatë kësaj vizite, Ministri në Detyrë Gent Cakaj u prit nga Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth, me të cilin u diskutua për ecurinë e reformave në kuadër të procesit të integrimit dhe hapjes së negociatave.
Ministri në Detyrë Cakaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë dhe po i jep Shqipërisë, çka rikonfirmon rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ai falënderoi Ministrin Roth për mbështetjen e Gjermanisë, si dhe për kontributin personal të tij.
Ministri Roth rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë, e cila mbetet maksimalisht e angazhuar për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe vlerësoi se për këtë, respektimi i institucioneve demokratike dhe kushtetuese është themelor.
Ministri gjerman vlerësoi ritmin e reformave dhe inkurajoi autoritetet shqiptare të vijojnë me punën e mirë që është bërë “Shqiperia ka avancuar shume ne rruget e inetgrimit dhe meriton hapjen e negociatave”. u shpreh Ministri Roth.
Ai konfirmoi se Gjermania mbetet një mbështetëse e fuqishme e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Ministrat vlerësuan se vendimi për hapjen e negociatave është i rëndësisë strategjike jo vetëm për të shtuar ndërlidhjen institucionale, por edhe për BP në tërësi dhe se Procesi i Berlinit duhet parë si instrument i integrimit evropian.
Të dy ministrat konstatuan se Shqipëria ka arritur progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave dhe se vendimi politik do të jetë i bazuar në raportin e komisionit.
Postimi i Roth
Nderkohe vete ministri gjerman Roth ka njoftuar permes nje postimi ne Twitter lidhur me ate cfare eshte biseduar me ministrin tone ne detyre, Cakaj:
“Takim me @cakaj. Në një moment kyç ( të rëndësishëm). Jam shumë i shqetsuar nga dhuna e përdorur në protestën e fundit të opozitës. Një mesazh shumë i qartë për opozitën: Dhuna nuk është aspak e pranueshme. Ndërkohë ne vazhdojmë të mbështësim perspektivën europiane të Shqipërisë. Na duhet të mbajmë premtimet e dhëna“, shkruan Roth.
g.kosovari