Ambasadori britanik ne vendin tone, Dunkan Norman ka zbarkuar mengjesin e sotem ne seline e PD-se, per nje takim me kryedemokratin Lulzim Basha.
Takimi vjen nje dite pas protestes se radhes qe opozita mbajti ne nje marshim 3 ore ne shi dhe tumbim para 5 insitucioneve.
Nje dite me pare, pak para protestes, ambasada Britanike apeloi per proteste te paqte dhe denoi dhunen.
“Ne dënojmë dhunën që u zhvillua gjatë protestës së 11 majit që plagosi si policinë dhe protestuesit dhe shkaktoi dëme në pronë. Ne u kërkojmë liderëve të opozitës të dënojnë dhunën dhe të sigurojnë që protestat që ata mbajnë janë paqësore dhe të mbahen në përputhje me ligjin. Ne gjithashtu kërkojmë që policia të tregojë përmbajtje dhe të respektojë sundimin e ligjit që ata mbështesin. Ne dënojmë me gjithë zemër frikësimin e ambasadorit të OSBE-së dhe dëmet e shkaktuara në qëndrimin e tij zyrtar. Nuk ka vend për një veprim të tillë në një demokraci moderne“, thuhej në reagimin e ambsadës britani ditën e djeshme.
g.kosovari