Një debat ka pasur mbrëmjen e djeshme mes ish-deputetit të PD-së Ervin Salianjit dhe Alfred Pezës në emisionin “Open” të Eni Vasilit.
Ish-deputeti foli pas protestës duke u shprehur se opozita ka arritur qëllimin e saj sepse, sipas tij, Edi Rama është tërhequr dhe po pranon dialog me PD-në, duke shtuar se deklaratat ndërkombëtare tregojnë vlerësim për opozitën dhe drejtuesit e saj.
“Rama është drejt rrëzimit. Ne nuk prisnim që të nisnim marshimin dhe të rrëzohej Rama. Do të presim deri në 30 qershor dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Sot Edi Rama na ka shtrirë dorën për dialog, kur deri dje kishte arrogancë”, u shpreh Salianji.
Gjatë këtij momenti Salianji u ndërpre teksa fliste nga Alfred Peza. “Shiko “Babalen”. Me Babalen je mësuar ti”, i tha Peza Salianjit.
Por ky i fundit iu përgjigj:“Po të jem në studio të them edhe më shumë. Të iku ministri ty! Ju merruni me b*let tuaja”.
g.kosovari