Bindja Demokratike dorëzon kandidatët e saj për kryetarë bashkishë në qytetet kryesore të vendit.
Në Tiranë është artisti i njohur në arenën ndërkombëtare, violonisti Arben Skënderi ish-anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike.
Në Kamëz është ish studenti që ka udhëhequr protestat studentore në vitet 2000, Ylber Gjeta, në Korcë Leonard Olli, në Kukës Abedin Uruci në Malësi të Madhe Pjerin Spathari në Kurbin Edmond Piroli, në Sarandë do mbështesi kandidatin e pavarur Ilir Nikolla, në Tropojë Edison Hasanaj etj.
Në Durrës pritet të ketë kandidaturë suprizë pedagogen Valbona Sakollari, ndërsa në Shkodër një arkitekt.
Fation Feka ne Ersek, Ilir Balla ne Bulqize, Paulo Shkarpa ne Berat, Shkelzen Qoku ne Diber, Devi Habibasi ne Skrapar, Gezim Malko ne Tepelene, Shkelqim Muho ne Kelcyre, Arben Pohumi ne Shijak Bledar Sinella Kavaje, Sabri Ibrahimi ne Gramsh Merita Xhika ne Cerrik. Lista pëfundimtare pritet të dorëzohet minutë pas minute në KQZ.
“25 kandidatë për kryetarë bashkie dhe 50 lista për këshilltarë në të gjithë Shqipërinë. Mirënjohje dhe respekt të gjithë atyre që e mbështetën dhe e inkurajuan atë që në hapat e saj të parë”, shkruan Patozi.
Arben Skënderi i cili kandidon përball kryebashkiakut Veliaj eshte anëtar i partisë më të re se bashku me Valbona Mezini, Fabian Topollaj, Astrit Patozi, Andi Përmeti dhe Leonard Olli, ndërsa koordinator eshte Astrit Patozi.
KANDIDATET E BINDJA DEMOKRATIKE PER BASHKITE
Korçë Leonard Olli
Kolonjë Fatjon Feka
Vlorë Valbona Mezini
Tiranë Arben Skënderi
Berat Pavllo Shkarpa
Dibër Shkëlzen Qoka
Kamzë Ylber Gjeta
Lezhë Salvador Kaçaj
Kavajë Bledar Sinella
Durrës Valdona Sakollari
Kukës Abedin Uruçi
Skrapar Devi Hebibasi
Bulqizë Ilir Balla
Tropojë Edison Hasanaj
Kurbin Edmond Piroli
M. e Madhe Pjerin Spathari
Tepelenë Gëzim Malko
Këlcyrë Shkëlqim Muho
Shijak Arben Pohumi
Gramsh Sabri Ibrahimi
Cërrik Merita Xhika
Në garë për zgjedhjet e 30 qershorit është koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste, e emëruar si “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, e cila depozitoi dje listën zyrtare të kandidatëve për kryetarë bashkie; koalicioni “Shpresa për Shqipërinë”, e kryesuar nga Aleanca Kuq e Zi; si edhe parti të tjera, mes të cilave është Bindja Demokratike.
g.kosovari