Lëvizja Socialiste për Integrim i është përgjigjur trupit diplomatik dhe aleatëve kryesorë të Shqipërisë.
Ka qenë nënkryetari Luan Rama i cili është shprehur se opozita ka mbështetjen e të gjithë shqiptarëve.
Ai thotë se ndërkombëtarët kanë haluçinacione.
Kujtojmë se veprimet e opozitës janë dënuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe zyra qëndrore e OSBE-së në Vienë.
“Do të vazhdojë revolta, protesta, dhe marshimi deri sa mazhoranca dhe kryeministri të kuptojë që jo sarkazma, por vetëm reflektimi dhe dorëheqja janë shtegu që do t’i hapë rrugë dialogut politik, në mënyrë që të rikthehet legjitimiteti i zgjedhjeve në Shqipëri.
Nuk ka në historinë e politikës botërorë asnjë rast, edhe për diktatorë shumë të fuqishëm, që ata nuk i janë nënshtruar revoltës qytetare. Me këtë marshim po i japim një shans kryeministrit që të kuptojë që rruga e arsyes është ajo në të cilën duhet të kalojë zgjidhja politike”, tha ai. (TemA)