Pas apeleve të forta të ndërkombëtareve lidhur me dhunën në protestën e opozitës, mësohet se ambasadori Bashkimit Europian, Luigi Soreca do të zhvillojë në takim me liderin e PD-, Lulzim Basha. Ky takim vjen pak orë përpara protestës së dytë të opozitës brenda një harku kohor shumë të shkurtër.
Kritikat kanë qenë të shumta nga përfaqësuesit e vendeve të BE-së për opozitën dhe për mënyrën se si ka lejuar dhunën gjatë protestës. Ndërkohë që shqetësues ëhstë edhe mesazhi i liderit të PD-së, i cili deklaroi se “opozita do t’i ëpërgjigjet proporcionalisht dhunës së policisë”./ i.h