Zv/ ministri i Brendshëm, Julian Hodaj ishte i ftuar në studion e Report Tv pas protestës së dhunshme të opozitës mbrëmjen e kaluar.
E ndërsa dënoi aktet e dhunës, ai u ndal te parulla kundër ambasadorit të OSBE-së në vendin tonë, Bernd Borchardt, pasi ky i fundit reagoi ashpër kundër opozitës për përplasjet.
Opozita e akuzon për qëndrime personale të tij në favor të Ramës, por Julian Hodaj mendon ndryshe.
“Kam punuar 11 vite për OSBE dhe e di si funksionojnë gjërat. Qëndrimi nuk është i ambasadorit, por organizatës.
Edhe një Twitter (postim në rrjetet sociale) i thjeshtë duhet të shkojë në Vjenë për të marrë dritën jeshile. Nëpunësi nuk mban qëndrime personale. Me vjen keq që sulmohen ambasadorët” tha ai.
/a.r