Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka komentuar titullin e parë të fituar nga skuadra e tij në kampionatin shqiptar pas 26 vitesh. Këto kanë qenë fjalët e thëna nga ai për “Supersport”
“I falënderoj të gjithë për këtë titull, të cilin e prisnim për shkak t ë rezultateve që kemi arritur. Dhurata më e bukur ka qenë se ka ardhur në derbi. Tifozët kanë të drejtë të festojnë pas 26 vitesh”.
“Tani gjëja më e rëndësishme është që të merremi me kompleksin tonë. Derbin e fituam, sepse ishim më të mirë në fushën e lojës. Tirana do ta fitojë derbin vetëm kur të largohem unë nga Partizani”.