Biznesi dhe sipërmarrja në vend, vitet e fundit po rrisin përdorimin e monedhës vendase lekë në veprimet financiare që kryejnë.
Banka e Shqipërisë në vrojtimin e tregut mbi monedhën që kryeson veprimatinë e biznesit, bën të ditur se, euroizimi i veprimtarisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme vijon të mbetet i ulët, ku përkatësisht 66% e ndërmarrjeve të vogla dhe 60% e atyre të mesme deklarojnë se e kryejnë veprimtarinë plotësisht ose kryesisht në monedhën vendase.
Banka Qendrore kostaton se, në 6-mujorine dytë të vitit 2018, përdorimi i valutës është më i theksuar tek ndërmarrjet e mëdha, ku 37 % e tyre deklarojnë se e kryejnë veprimtarinë kryesisht ose plotësisht në valutë.
Kjo peshë citon BSH-ja, ka mbetur e njëjtë krahasuar me gjashtë mujorin e parë të vitit 2018, ndonëse ky raport është përmirësuar ndjeshëm tek ndërmarrjet e vogla dhe mesme (NVM).