Mesfushori Ander Herrera i ekipit anglez të “Mançester Junajtid” konfirmoi sot se do të largohet nga klubi kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit.
Spanjolli 29-vjeçar iu bashkua “Mançesterit” në vitit 2014 dhe luajti 189 herë për ekipin, duke shënuar 20 gola.
Herrera fitoi Ligën e Europës, Kupën FA dhe Ligën e Kupës në pesë vite karrierë me këtë klub.
/a.rada