Valbona Sako është gruaja që Partia Socialiste i ka besuar Bashkinë e Durrësit, në garën vendore të 30 qershorit.
Sako, me profesion ekonomiste, mban prej 6 vitesh postin e Drejtores së Tatimeve në Durrës.
Valbona Sako ka përfunduar studimet e larta për Financë, në fakultetin Ekonomik të Tiranës, në vitin 1993.
Pas përfundimit të studimeve, ajo është punësuar në administratën shtetërore, ndërkohë që prej 20 vitesh është pjesë e administratës fiskale të qytetit të Durrësit, raporton Panorama.
Sako, është një emër mjaft i njohur në rrethin e biznesit në Durrës. Ajo është e martuar dhe nënë e dy vajzave. Ndërkohë që njëherazi është kunata e gazetares dhe prezantueses Hygerta Sakos, vajzës së parë nga Durrësi, që u shpall Miss Albania në vitin 1995.
g.kosovari